I shënoi gol mbrëmë, Barça i nis negociatat me Álvarezin - Gazeta Express
string(55) "i-shenoi-gol-mbreme-barca-i-nis-negociatat-me-alvarezin"

Sport

Gazeta Express

09/04/2026 13:30

I shënoi gol mbrëmë, Barça i nis negociatat me Álvarezin

Sport

Gazeta Express

09/04/2026 13:30

Barcelona e ka vënë në shënjestër Julián Álvarezin pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në Camp Nou me fanellën e Atletico Madridit.

Sulmuesi argjentinas, autor i një goli vendimtar në fitoren 2-0 ndaj “Blaugrana”, e ka tërhequr fort interesimin e klubit katalunas, që tashmë i ka nisur lëvizjet e para konkrete për ta sjellë në Kataluni në të ardhmen.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Barcelonës i kanë filluar kontaktet e para për “La Araña”, duke e konsideruar si një profil ideal për ta përforcuar repartin ofanziv, përcjell “Gazeta Express”.

Performanca e tij në Champions League dhe në La Liga e ka bindur plotësisht stafin teknik, që e sheh si një element të përshtatshëm për projektin e ri sportiv.

Megjithatë, operacioni nuk pritet të jetë i lehtë.

Atletico Madrid nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, sidomos pas impaktit të menjëhershëm që e ka pasur në ekip.

Për më tepër, vlera e kartonit të tij është shumë e lartë dhe konkurrenca nga klube të tjera të mëdha evropiane mbetet e fortë.

Barcelona, nga ana e saj, po i studion formulat e mundshme për të arritur te sulmuesi argjentinas, qoftë përmes një oferte direkte apo duke përfshirë edhe lojtarë në marrëveshje për ta ulur koston e transferimit.

Në çdo rast, pista Álvarez mbetet e nxehtë dhe mund të zhvillohet më tej në muajt e ardhshëm, me katalunasit të vendosur për ta tentuar një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement