Barça po planifikon të ankohet në UEFA për lojën me Atleticon - Gazeta Express
string(61) "barca-po-planifikon-te-ankohet-ne-uefa-per-lojen-me-atleticon"

Sport

Gazeta Express

09/04/2026 11:58

Barça po planifikon të ankohet në UEFA për lojën me Atleticon

Sport

Gazeta Express

09/04/2026 11:58

Barcelona po e konsideron seriozisht mundësinë që ta dërgojë një ankesë formale në UEFA.

Gjiganti katalunas nuk është i kënaqur me disa vendime të referëve në ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe po e shqyrton mundësinë e ankesës, raporton “SER”, përcjell “Gazeta Express”.

Në mesin e këtyre vendimeve ishte përjashtimi i mundshëm nga loja i Marc Pubill, i cili e preku topin me dorë pasi portieri Juan Musso e kishte nisur lojën paraprakisht.

Gjithashtu, “Blaugrana” e konsiderojnë të rëndë vendimin e ndëshkimit me karton të kuq të Pau Cubardit, ndonëse qendërmbrojtësi i ri ndërhyri në mënyrë të palejueshme si lojtari i fundit.

Madje, ky ishte momenti kyç i lojës pasi më pas “Los Colchoneros” i shënuan dy gola dhe fituan me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou” mbrëmë, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement