Sulmet izraelite ndaj Libanit të mërkurën janë “komplet të gabuara”, thotë sekretarja e jashtme britanike - Gazeta Express
string(102) "sulmet-izraelite-ndaj-libanit-te-merkuren-jane-komplet-te-gabuara-thote-sekretarja-e-jashtme-britanike"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 10:25

Sulmet izraelite ndaj Libanit të mërkurën janë “komplet të gabuara”, thotë sekretarja e jashtme britanike

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 10:25

Sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper ka përsëritur thirrjen e saj që Libani të “përfshihet urgjentisht” në marrëveshjen e armëpushimit SHBA-Iran, duke i përshkruar sulmet e Izraelit ndaj Libanit të mërkurën si “komplet të gabuara”, raporton BBC.

“Kemi parë zhvendosjen masive të civilëve në Liban me pasoja të rëndësishme humanitare”.

“Kjo përshkallëzim është i dëmshëm, është i gabuar… ne duam që armëpushimi të zgjerohet për ta përfshirë Libanin”.

Cooper më pas u pyet për komentet e zëvendësministrit të jashtëm iranian se Ngushtica e Hormuzit nuk ndodhet në ujëra ndërkombëtare dhe se kalimi i sigurt varet nga “vullneti i mirë i Iranit dhe Omanit”.

Ajo e kundërshtoi këtë, duke deklaruar se liria e lundrimit zbatohet për rrugët ndërkombëtare të transitit sipas së drejtës detare, duke shtuar se “vendet nuk mund thjesht t’i përvetësojnë këto lloj rrugësh ndërkombëtare tranziti dhe të vendosin në mënyrë të njëanshme tarifa”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement