Eksperti i ekonomisë, Kushtrim Ajvazi ka folur lidhur me lëvizjen e çmimeve të naftës.
Ai tha se nëse vazhdon stabilizimi i çmimit të tregut global të derivateve, atëherë sipas tij, në Kosovë reflektimi i parë do të jetë nga java e ardhshme.
“Unë mendoj që reflektimet e para, nëse vazhdon ky trend i rënies ose stabilizimit të çmimit të tregut global të derivateve, në Kosovë reflektimi i parë do të jetë qysh nga java e ardhshme, mirëpo më herët nuk e besoj që do të pritet”, deklaroi ai në KlanKosova
Ajvazi u shpreh se në situata të tilla duhet pak kohë, por sipas tij, gjatë kësaj periudhe duhet të ketë monitorim.
“Edhe çmimi i përcaktuar nga Ministria e Tregtisë, çmimi tavan i përcaktuar bazohet mbi bazën e importit, prandaj edhe sot që është përcaktuar çmimi mbi bazën e importeve, të importeve që janë bërë, jo sot, por janë bërë ato dje, do të thotë nxirret si mesatare ditore dhe ato normalisht nuk mund të shiten me humbje, prandaj në situata të tilla duhet pak kohë, por koha duket të monitorohet dhe duket të reflektohet automatikisht”, tha ai.