“Nuk u raportua defekti!”- Tragjedia hekurudhore me 46 viktima në Spanjë, zbardhen detaje nga hetimet: Çarja në shina ishte shkaktuar një ditë para aksidentit! - Gazeta Express
string(152) "nuk-u-raportua-defekti-tragjedia-hekurudhore-me-46-viktima-ne-spanje-zbardhen-detaje-nga-hetimet-carja-ne-shina-ishte-shkaktuar-nje-dite-para-aksidentit"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 18:27

“Nuk u raportua defekti!”- Tragjedia hekurudhore me 46 viktima në Spanjë, zbardhen detaje nga hetimet: Çarja në shina ishte shkaktuar një ditë para aksidentit!

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 18:27

Një detaj tronditës ka dalë në dritë nga hetimet për aksidentin tragjik hekurudhor në jug të Spanjës, ku humbën jetën 46 persona në muajin janar.

Sipas mediave spanjolle, që citojnë burime nga hetimi, linja hekurudhore ku lëvizte treni i shpejtësisë së lartë kishte pësuar një çarje që një ditë përpara përplasjes fatale, por dëmtimi nuk ishte identifikuar në kohë.

Aksidenti i ndodhur më 18 janar në zonën e Adamuzit, në Andaluzí, konsiderohet një nga tragjeditë më të rënda hekurudhore në Evropë në dekadat e fundit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë në rrjetin hekurudhor spanjoll.

aksidenti i trenave spanje

Ngjarja e rëndë ndodhi kur një tren me destinacion Madridin, i operuar nga kompania private Iryo, doli nga shinat dhe përfundoi në korsinë e kundërt, duke u përplasur kokë më kokë me një tren tjetër të operuar nga kompania shtetërore Renfe.

Një raport paraprak i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve Hekurudhore (CIAF) kishte sinjalizuar më herët për ekzistencën e një çarje në linjë përpara daljes nga shinat.

Ndërkohë, një raport i ri i paraqitur nga Garda Civile në gjykatë zbulon se një ndërprerje e energjisë elektrike ishte regjistruar në orën 21:46 të datës 17 janar, vetëm pak orë përpara aksidentit.

Dokumenti, i datës 27 mars, tregon se ishte konstatuar një luhatje tensioni që lidhej me një thyerje në linjë, por sistemi i sinjalizimit nuk ishte i programuar për të dhënë alarm automatik.

spanje trenat

Sipas autoriteteve, një luhatje e tillë tensioni nuk konsiderohet e zakonshme, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse ekzistonte mundësia teknike për të identifikuar dhe sinjalizuar problemin në kohë.

Hetimi ka përjashtuar deri më tani mundësinë e sabotimit, terrorizmit apo gabimit njerëzor nga ana e drejtuesit të trenit, ka transmetuar Panorama.

Ndërkohë, hetimet e plota nga CIAF vijojnë dhe pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet përfundimtare të kësaj tragjedie që tronditi Spanjën dhe mbarë Evropën.

trenat spanje aksidenti 1
trenat spanje aksidenti
spanje
trenat ne spanje
aksident tren spanje

Advertisement
Advertisement
Advertisement