Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit.
GazetaDemos merr vesh nga burimet e veta se i ndjeri është Xhevat Hasanmetaj.
Tutje gazeta merr vesh se i ndjeri ishte luftëtar i UÇK-së dhe i plagosur në luftë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë. Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduareve”, tha Gashi.