Ferizaj ka bërë një hap të jashtëzakonshëm drejt kualifikimit në finale të Kupës së Kosovës.
Ferizajasit triumfuan në Podujevë 1:2 ndaj Llapit, një avantazh i jashtëzakonshëm, duke e ditur se ndeshja e kthimit luhet në Ferizaj.
Qysh në minutën e 18-të, Ferizaj arriti të kalonte në epërsi, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë, shkruan Gazeta Express.
Në minutën e 87-të, Kushtrim Shabani shënoi për 0:2.
E në minutën e katërt shtesë, Besar Musolli ngushtoi epërsinë e Ferizajt, duke i dhënë shpresë Llapit për ndeshjen e kthimit.