Plagët nga Kaçavida ia shkaktuan vdekjen, del autopsia e gruas që u vra nga ish-bashkëshorti kosovar në Austri - Gazeta Express
string(109) "plaget-nga-kacavida-ia-shkaktuan-vdekjen-del-autopsia-e-gruas-qe-u-vra-nga-ish-bashkeshorti-kosovar-ne-austri"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 16:00

Plagët nga Kaçavida ia shkaktuan vdekjen, del autopsia e gruas që u vra nga ish-bashkëshorti kosovar në Austri

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 16:00

Detaje të reja janë bërë të ditura nga krimi i rëndë që ndodhi të dielën në Austria, ku një 47-vjeçar nga Kosova, D.O, vrau ish-bashkëshorten e tij, Zoja Oroshi, 39 vjeçe.

Rezultatet paraprake të autopsisë tregojnë se viktima kishte tre plagë nga arma e zjarrit dhe plagë të shumta me thikë, të cilat shkaktuan vdekjen e saj. Plagët me thikë besohet të jenë shkaktuar nga një kaçavidë.

47-vjeçari nga Prizren, me banim në Austri, kishte qëlluar gjithashtu me një pistoletë nëntë milimetrash ndaj ish-bashkëshortes së tij, por të shtënat nuk rezultuan fatale. Pistoleta u konfiskua pasi dyshohet se ishte e paligjshme.

Ish-çifti, i cili kishte katër fëmijë të mitur, kishte pasur një grindje para krimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të Pashkëve dhe viktima u gjet në kopshtin e një ndërtese banimi. Burri kontaktoi vetë policinë dhe u arrestua, duke pranuar vrasjen e gruas.

Familjarët e viktimës thanë se nuk prisnin një ngjarje të tillë, pasi Zoja dhe ish-bashkëshorti i saj ishin të divorcuar prej shtatë vitesh dhe viktima nuk kishte përmendur probleme të mëparshme me të./Albinfo.ch/

Advertisement
Advertisement
Advertisement