Kriptovaluta dhe shpërblime këtë fundjavë në Prishtinë: Binance vjen me kamionin e qebapave në qendër të qytetit dhe në Gërmi - Gazeta Express
string(124) "kriptovaluta-dhe-shperblime-kete-fundjave-ne-prishtine-binance-vjen-me-kamionin-e-qebapave-ne-qender-te-qytetit-dhe-ne-germi"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 15:36

Kriptovaluta dhe shpërblime këtë fundjavë në Prishtinë: Binance vjen me kamionin e qebapave në qendër të qytetit dhe në Gërmi

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 15:36

Prishtina ketë këtë fundjavë do të jetë e mbushur me aktivitete unike që vijnë për herë të parë gjatë të shtunës dhe të dielës. Binance, bursa më e madhe e kriptovalutave në botë sipas volumit të tregtimit dhe numrit të përdoruesve, vjen në kryeqytet me kamionin e qebapave, duke sjellë një format që bashkon një nga shijet më të njohura tradicionale lokale me kureshtjen për botën e kriptovalutave.

Aktiviteti do të zhvillohet në dy lokacione të Prishtinës. Të shtunën, më 11 prill, nga ora 11:00 deri në 16:00, kamioni i qebapave të Binance do të stacionohet në Sheshin e Prishtinës, te Hotel Grand. Kurse të dielën, më 12 prill, në të njëjtin orar, ndalesa e radhës do të jetë në Parkun e Gërmisë.

Në një atmosferë të shoqëruar me muzikë e lojëra, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë qebapa, por njëkohësisht të takojnë ekipin e Binance dhe të mësojnë më shumë për kriptovalutat në një mënyrë më të thjeshtë. Ky takim është menduar si për ata që tashmë janë pjesë e kësaj bote, ashtu edhe për ata që duan ta kuptojnë më mirë për herë të parë. Përveç ushqimit dhe atmosferës së fundjavës, do të ketë edhe hapësirë për pyetje, biseda dhe njohje më të afërt me këtë hapësirë unike për të gjithë adhuruesit e kriptovalutave.

Gjatë dy ditëve nuk do të mungojë as pjesa argëtuese. Të pranishmit do të mund të marrin pjesë në lojëra interaktive si HODL Bar dhe Plinko, me mundësi për të fituar dhurata dhe materiale promocionale nga Binance. Pjesë e përvojës do të jenë edhe pakot e kuqe të Binance, të cilat sjellin shpërblime të rastësishme në kripto dhe i shtojnë edhe më shumë gjallëri gjithë organizimit.

Në vend të një formati klasik të organizimit të ngjarjeve, Binance ka zgjedhur një mënyrë më të drejtpërdrejtë për t’u takuar me qytetarët e interesuar, në dy hapësira ku Prishtina e kalon zakonisht fundjavën e saj. Nga sheshi në zemër të qytetit deri te Gërmia, aktiviteti sjell qebapa, lojëra dhe biseda rreth kriptovalutave në një atmosferë më të hapur dhe më të afërt.

Prandaj nese ndodheni në Prishtinë, mund ta përfshini këtë ndalesë në planet tuaja të fundjavës dhe ta përjetoni nga afër atmosferën që sjell vetëm Binance. Për më shumë informata, kliko në këtë link: Qebapa Meetup in Prishtina

Advertisement
Advertisement
Advertisement