Dy anije kaluan Ngushticën e Hormuzit që nga armëpushimi, qindra të tjera mbeten të bllokuara - Gazeta Express
string(92) "dy-anije-kaluan-ngushticen-e-hormuzit-qe-nga-armepushimi-qindra-te-tjera-mbeten-te-bllokuara"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 13:34

Dy anije kaluan Ngushticën e Hormuzit që nga armëpushimi, qindra të tjera mbeten të bllokuara

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 13:34

Të paktën dy anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, sipas MarineTraffic. Megjithatë, qindra të tjera mbeten të bllokuara në Gjirin Persik, përfshirë 426 tankerë dhe 34 anije gazi, raporton CNN.

Anijet NJ Earth dhe Daytona Beach ndoqën rrugën pranë Ishullit Larak të Iranit, një checkpoint i Gardës Revolucionare për kontrollin e kalimit.

Çmimet e naftës ranë pas armëpushimit, por ekspertët nuk presin rifillim të shpejtë të lëvizjes përmes këtij nyjeje kyçe, ku kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement