Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka konfirmuar se vendi i tij do të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim me Shtetet e Bashkuara në Islamabad të premten, sipas një deklarate nga zyra e Kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif të mërkurën.
Gjatë një bisede telefonike 45-minutëshe, Pezeshkian “konfirmoi se Irani do të marrë pjesë në negociatat në Islamabad,” thuhet në deklaratë, raporton CNN.