Kurti pyetet pse s'e ftoi kryetarin Milan Radojevic gjatë vizitës në Veri: Ndoshta herën tjetër - Gazeta Express
string(93) "kurti-pyetet-pse-se-ftoi-kryetarin-milan-radojevic-gjate-vizites-ne-veri-ndoshta-heren-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 13:09

Kurti pyetet pse s’e ftoi kryetarin Milan Radojevic gjatë vizitës në Veri: Ndoshta herën tjetër

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 13:09

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ku edhe ka përuruar një objekt të ATK-së.

Disa prej mediave prezentë në ngjarje e kanë pyetur Kurtin se pse nuk e kishte ftuar kreun e kësaj komune, Milan Radojevic.

“Këtë herë nuk e bëra, por ndoshta në rastet në vijim do të kemi mundësinë të takohemi. Pati një transferim paqësor të pushtetit, që do të thotë se në komunat në veri të Ibrit mund të jesh kryetar bashkie, këshilltar ose drejtor, por vetëm përmes zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Në Veri, Kurti ka qenë i shoqëruar me ministrin Xhelal Sveçla, ministrin Elbert Krasniqi dhe kreun e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement