U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, si dhe, komandantin e FSK’së, Bashkim Jasharin.
Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, gjatë takimit është diskutuar mes tjerash për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.
Njoftimi:
U.D Presidentja Haxhiu priti në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari
U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
“Diskutuam për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së”, ka thënë u.d Presidentja Haxhiu.
Ajo ka thënë se zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës.