Fati i Arben Fetaut në qeveri, pas kongresit të VLEN në maj! Aliu: Nënkryetare në VLEN do të jetë Mimoza Musa - Gazeta Express
string(106) "fati-i-arben-fetaut-ne-qeveri-pas-kongresit-te-vlen-ne-maj-aliu-nenkryetare-ne-vlen-do-te-jete-mimoza-musa"

Maqedoni

Gazeta Express

08/04/2026 11:53

Fati i Arben Fetaut në qeveri, pas kongresit të VLEN në maj! Aliu: Nënkryetare në VLEN do të jetë Mimoza Musa

Maqedoni

Gazeta Express

08/04/2026 11:53

Për momentin VLEN po punon në rregullimin e statusit të partisë, bëri të ditur Azir Aliu, i cili është një nga pesë anëtarët e komisionit për shndërrim të koalicionit në subjekt politik.

Aziri tha se pas kongresit të parë më 9 maj, do të bëhen organizime në nivel të qyteteve.

“Pra ne kemi vendosur që nënkryetare do të jetë zonja Mimoza Musa, edhe si zonjë edhe si përfaqësuese e Aleancës për Shqiptar, si deputete dhe kontributi i saj duhet të çmohet”, tha Aliu.

I pyetur nëse Arben Fetai do të vazhdojë të jetë ministër edhe pas paraljmërimit për rikonstruim të qeverisë, Aliu tha:

“Nuk jemi ulur të flasim për riorganizim të qeverisë, pasi që në këtë periudhë merremi me aspektin organizativ dhe teknik, besoj që pas kongresit do të jetë gjithçka më e qartë”, tha Aliu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement