Kai Havertz e komentoi momentin fantastik të Arsenal pas një fitoreje të rëndësishme, duke e theksuar rëndësinë e kësaj periudhe të sezonit dhe ambiciet e skuadrës londineze.
Sulmuesi gjerman foli për mediat në fund të ndeshjes, duke deklaruar: “Është një kthesë e rëndësishme për ne. E kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe mund të jemi shumë krenarë për paraqitjen”.
Një deklaratë që e konfirmon besimin në rritjen e ekipit të drejtuar nga Mikel Arteta, shkruan “Gazeta Express”.
Havertz u ndal edhe te objektivat e sezonit, pa i fshehur ambiciet: “E dimë që mund të fitojmë trofe të mëdhenj. Skuadra ka cilësi, mentalitet dhe dëshirë për t’u përmirësuar edhe më shumë”.
Një mesazh i qartë si për rivalët, ashtu edhe për ambientin e Arsenalit.
Në fund, ish-lojtari i Chelseat e garantoi angazhim maksimal deri në fund të sezonit.
“Do të japim gjithçka deri në fund, duam të arrijmë sa më larg të jetë e mundur në të gjitha kompeticionet.”
Një deklaratë e fortë nga sulmuesi gjerman, që e konfirmon momentin pozitiv të Arsenalit dhe dëshirën për të qenë protagonist në skenën ndërkombëtare.
Arsenali e mposhti mbrëmë Sportingun në Lisbonë me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me golin e vonshëm të Havertz, ndërsa londinezët e shohin veten më afër gjysmëfinales së kësaj gare. /Gazeta Express