Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren- Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale - Gazeta Express
string(113) "zjarr-ne-nje-fabrike-te-stiroporit-ne-prizren-nje-person-merr-trajtim-mjekesor-shkaktohen-deme-te-medha-materiale"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 8:29

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren- Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 8:29

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në raport bëhet e ditur se një punëtor i fabrikës ka marrë trajtim mjekësor për shkak të problemeve me frymëmarrje si pasojë e tymit, përcjell Gazeta Express.

‘’INCIDENT ZJARRI

Fsh. Mushnikovë, Prizren  07.04.2026 – 03:00. Raportohet se si pasojë e një zjarri në një fabrikë për prodhimin e stiroporit, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë shuar zjarrin. Një person, punëtor i fabrikës, ka kërkuar trajtim mjekësor për shkak të problemeve me frymëmarrjen si pasojë e tymit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori’’, ka njoftuar Policia. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement