Armëpushimi dyjavor, Trump: Ditë e madhe për paqen botërore - Gazeta Express
string(57) "armepushimi-dyjavor-trump-dite-e-madhe-per-paqen-boterore"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 7:18

Armëpushimi dyjavor, Trump: Ditë e madhe për paqen botërore

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 7:18

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar një armëpushim dyjavor me Iranin, të ndërmjetësuar nga Pakistani, për t’u dhënë kohë palëve që të negociojnë një marrëveshje paqeje.

Për këtë, Trump ka thënë se kjo është “një ditë e madhe për Paqen Botërore!’’, raporton BBC, përcjell Gazeta Express.

Në postimin e tij në Truth Social, Trump ka thënë se është “një ditë e madhe për Paqen Botërore!”

“Irani dëshiron që kjo të ndodhë, u ka ardhur në majë të hundës! Po ashtu edhe të gjithëve të tjerëve!”

Ai vëren se SHBA do të jetë “duke ndihmuar me grumbullimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit”, duke vazhduar:

“Do të ketë shumë veprime pozitive! Do të bëhen para të mëdha. Irani mund të nisë procesin e rindërtimit. Ne do të furnizohemi me lloje të ndryshme mallrash dhe thjesht do të ‘qëndrojmë përreth’ për t’u siguruar që gjithçka shkon mirë. Ndihem i sigurt që ashtu do të ndodhë. Ashtu siç po përjetojmë në SHBA, kjo mund të jetë Epoka e Artë e Lindjes së Mesme!”

Advertisement
Advertisement
Advertisement