Një zëdhënës ushtarak iranian paralajmëroi të martën se nëse Presidenti amerikan Donald Trump do t’i zbatonte kërcënimet e tij për sulme shkatërruese ndaj Iranit, ushtria iraniane do të shënjestronte infrastrukturën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mënyra që mund t’i privojnë ata nga qasja në naftën dhe gazin e rajonit për vite me radh, shkruan New Tork Times.
Paralajmërimi erdhi ndërsa zëdhënësi përshkroi një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë në të gjithë rajonin, duke përfshirë objekte të lidhura me SHBA-në në Gjirin Persik, objekte petrokimike në Arabinë Saudite të lidhura me kompani amerikane dhe disa lokacione në Izrael.
Afati i dhënë nga Trump për Iranin që ta hapë Ngushticën e Hormuzit skadon në orën 02:00 në Kosovë.