Rikthehet Kupa e Kosovës, në mesjavë duelet e para gjysmëfinale - Gazeta Express
string(62) "rikthehet-kupa-e-kosoves-ne-mesjave-duelet-e-para-gjysmefinale"

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 17:16

Rikthehet Kupa e Kosovës, në mesjavë duelet e para gjysmëfinale

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 17:16

Këtë mesjavë do të rikthehet Kupa e Kosovës në futboll.

Dy ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen të mërkurën.

Llapi do ta presë Ferizajn në duelin e parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe llapjanët janë të vendosur për të krijuar epërsi solide para lojës së kthimit, në mënyrë që t’i afrohen edhe më shumë finales së madhe të kësaj gare.

Ndërkohë, në Suharekë, gjithashtu të mërkurën, Ballkani do t’i bëjë konak Dukagjinit, shkruan “Gazeta Express”.

Klinasit do të japin gjithçka nga vetja për ta eliminuar ekipin suharekas nga Kupa dhe për ta fituar më pas atë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të dalin në Evropë.

Natyrisht, kjo nuk vlen edhe për ekipin Portokalli, i cili po lufton për titull të kampionit të Kosovës.

Krahas Dukagjinit, edhe Llapi e Ferizaj e kërkojnë Evropën përmes Kupës.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen të mërkurën nga ora 15:00, kurse ato të kthimit më 22 prill. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement