Cancelo për kontratën me Barcelonën: E kam kokën e fortë, kjo e bën diferencën - Gazeta Express
string(76) "cancelo-per-kontraten-me-barcelonen-e-kam-koken-e-forte-kjo-e-ben-diferencen"

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 16:33

Cancelo për kontratën me Barcelonën: E kam kokën e fortë, kjo e bën diferencën

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 16:33

João Cancelo i ka treguar për momentet para rikthimit të tij te Barcelona, duke e pranuar se nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë.

Mbrojtësi portugez ka shpjeguar se në ditët e fundit para nënshkrimit të kontratës i ka pasur disa dyshime, por në fund ka vendosur ta ndjekë bindjen e tij dhe dëshirën për t’u rikthyer në Kataluni, shkruan “Gazeta Express”.

“E kam kokën mjaft të fortë dhe kjo është ajo që e bën diferencën”, deklaroi ish-futbollisti i Manchester Cityt, duke e theksuar karakterin dhe personalitetin që e kanë ndihmuar ta marrë vendimin përfundimtar.

Cancelo shtoi se rruga e tij nuk ka qenë e thjeshtë, sidomos duke e marrë parasysh situatën kontraktuale dhe opsionet e tjera që i kishte në tavolinë, por dëshira për Barcelonën ka qenë vendimtare.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se në futboll është e rëndësishme të besosh në veten tënde dhe në zgjedhjet që i bën, duke e konsideruar këtë si çelësin që e ka çuar drejt këtij hapi në karrierë.

Ai e konfirmoi edhe një herë lidhjen e fortë me klubin “Blaugrana” dhe dëshirën për të qenë pjesë e projektit, pavarësisht vështirësive që mund ta kenë shoqëruar transferimin. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement