Flick e mbron Yamalin: Mund të ndodhë, u zemërua, është 18 vjeç - Gazeta Express
string(60) "flick-e-mbron-yamalin-mund-te-ndodhe-u-zemerua-eshte-18-vjec"

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 16:22

Flick e mbron Yamalin: Mund të ndodhë, u zemërua, është 18 vjeç

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 16:22

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk është i shqetësuar për reagimin e zemëruar të Lamine Yamalit pas ndeshjes kundër Atletico Madridit dhe doli publikisht në mbrojtje të tij.

Pas fitores 2-1 të katalanasve në “Metropolitano”, vëmendja u përqendrua edhe te sjellja e talentit të ri, i cili nuk e festoi golin vendimtar dhe u pa i irrituar në fund të ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.

Duke folur për këtë episod, Flick theksoi se reagimi i Yamalit është diçka normale për një lojtar të ri.

“Ju thash edhe të shtunën pas lojës se ai provoi në të gjitha mënyrat për ta bërë diferencën. Lamine është 18 vjeç dhe për mua është një lojtr i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë, duke e parë lojën të përsëritur, e kupton që ajo që e ke bërë ka qenë çmenduri. Por, ai është ende 18 vjeç dhe mund të ndodh që të zemërohet nëse e zëvendëson ose nëse e humb një rast pasi i ka kaluar katër apo pesë futbollistë”, deklaroi trajneri gjerman.

“Mund të jetë frustruese nëse nuk shënon, por është një lojtar emocional dhe e mbështes. Është në rrugën e duhur dhe po e ndihmojmë që të rritet në mënyrë korrekte”, shtoi Flick.

“Jo krejt çka bën Yamal duhet ta marrë vëmendjen mediatike. E di se krejt sytë janë kah ai sepse është fantastik, por i kam thënë se mund të bësh gabime dhe që unë do ta mbroj. Do të jetë njëri prej më të mirëve, ose edhe më i miri, në të ardhmen”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Sipas trajnerit gjerman, lojtari bëri gjithçka në fushë: tentoi të driblojë, të sulmojë dhe të krijojë raste, por nuk arriti të shënojë apo të japë asist, gjë që e la të frustruar në fund. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement