Alarmon ministri italian i Mbrojtjes: Kam frikë, njerëzimi s'ka kufi për çmendurinë, Hiroshima s'na mësoi asgjë - Gazeta Express
string(106) "alarmon-ministri-italian-i-mbrojtjes-kam-frike-njerezimi-ska-kufi-per-cmendurine-hiroshima-sna-mesoi-asgje"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 16:50

Alarmon ministri italian i Mbrojtjes: Kam frikë, njerëzimi s’ka kufi për çmendurinë, Hiroshima s’na mësoi asgjë

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 16:50

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka alarmuar në një intervistë për gazetën Corriere della Sera lidhur me krizën në Iran.

I pyetur se nga çfarë ka frikë, ministri italian u përgjigj kështu: “Kam frikë se ajo që tashmë është dramatike mund të përkeqësohet edhe më shumë. Sepse e di që njerëzimi na ka treguar se nuk ekziston kufi për çmendurinë. Mendoni që janë qenie njerëzore si ne ata që vendosën se për t’i dhënë fund një konflikti ishin të pranueshme edhe Hiroshima dhe Nagasaki. Fatkeqësisht vazhdojmë të kemi armë bërthamore dhe ata që nuk i kanë i kërkojnë. Nuk kemi mësuar asgjë”.

“Ju po flisni për kërcënim bërthamor, pra rreziku është real?”, ishte pyetja pasuese e gazetares Fiorenza Sarzanini.

“Nuk dua as ta shqiptoj atë fjalë. Rreziku është çmenduria dhe ajo që po jetojmë është një konflikt ku çdo veprim pasohet nga një reagim i një niveli më të lartë”, u përgjigj ministri.

Duke folur për propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për Iranin, Crosetto tha se ai “është lider i një shteti sovran dhe askush nga jashtë nuk është në gjendje ta ndikojë”.

Para disa ditësh, Crosetto tha në një intervistë për gazetën La Repubblica se luftën në Iran dhe pasojat e saj të mundshme po i jeton “njëzet e katër orë në ditë”.

“Jam i detyruar të di gjëra që nuk më lënë më të fle. Për atë që mund të ndodhë në javët e ardhshme, për efektet që do të ketë në ekonomi dhe në jetën tonë të përditshme”, tha ai, ndër tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement