Kapen 1.463 pirsing titani në Aeroportin e Shkupit - Gazeta Express
string(50) "kapen-1-463-pirsing-titani-ne-aeroportin-e-shkupit"

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 15:14

Kapen 1.463 pirsing titani në Aeroportin e Shkupit

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 15:14

Në Aeroportin e Shkupit u kapën 1.463 pirsing titani dhe pajisje tatuazhi pa leje. Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se malli është sekuestruar ndërsa është kapur te një shtetas spanjoll që po udhëtonte drejt Qipros.

“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, javën e kaluar u zbulua një përpjekje për kontrabandim të 1.463 copë pirsing prej titani dhe pajisje për tatuazhe – 32 copë gërshërë dhe 70 copë gjilpëra për tatuazhe, të cilat kërkojnë leje të veçantë për import nga institucioni kompetent.

Personi që kreu shkeljen është shtetas i Spanjës, i cili udhëtonte me fluturim Stokholm – Shkup, me destinacion përfundimtar Qipro. Malli i padeklaruar u sekuestrua, dhe kundër personit është iniciuar procedurë administrative”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement