Misioni ynë kyç është i qartë, të jemi një shtyllë stabile financiare i sistemit shëndetësor, që të munden mjekët të mjekojnë, ndërsa pacientët të jenë të shqetësuar. Në periudhën e kaluar përmes një pune të përbashkët kemi bërë hapa të rëndësishme. Kemi siguruar të ardhura më të larta për punonjsëti shëndetësor edhe atë rritje reale e pagave në shëndetësinë publike, rritje historike ppër kokë banori të mjekëve amë, thotë drejtori i FSSHMV-së, Sashko Klekovski në urimin e me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit.
Ai duke uruar Ditës Botërore të Shëndetit shprehu mirënjohje të thellë deri te të gjithë punonjësit shëndetësorë duke theksuar se ata janë, të cilët çdo ditë qëndrojnë në linjën e parë në kujdesin e jetëve tona.
“Kemi bërë hapa të rëndësishëm në rritjen e aksesit në ilaçe, veçanërisht në terapinë biologjike të shtrenjtë, dhe pas më shumë se një dekade, kemi rinovuar listën pozitive me ilaçe të reja. Po punojmë për përmirësimin e kushteve të punës, pajisjeve dhe metodave të reja. Këto nuk janë vetëm numra në buxhet. Kjo do të thotë qasje më e mirë në terapi, siguri më të madhe për pacientët dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor më të motivuar”, thotë ai.
Që sistemi ynë di të jetë i shpejtë, soldar dhe profesional kur është më vështirë, sipas tij është dëshmuar edhe gjatë tragjedisë në Kooçan.
“Në momente të tilla, Fondi është këtu për të garantuar që të gjitha fondet të jenë gjithmonë të disponueshme aty ku janë më të nevojshme. Qëllimi ynë mbetet i njëjtë, një sistem shëndetësor i arritshëm, cilësor dhe i qëndrueshëm për të gjithë. Shëndeti është përgjegjësia jonë e përbashkët. Le ta mbrojmë, ta promovojmë dhe të investojmë në të çdo ditë. Gëzuar 7 Prillin, Ditën Botërore të Shëndetit”, thotë Klekovski në urim.
tag_katrorimaqedoni_2