Osmani: Qeveria po shtrembëron protestën studentore, informova ndërkombëtarët! Sqarova edhe interpretimet e pasakta mbi opinionin e Komisionit të Venecias - Gazeta Express
string(151) "osmani-qeveria-po-shtremberon-protesten-studentore-informova-nderkombetaret-sqarova-edhe-interpretimet-e-pasakta-mbi-opinionin-e-komisionit-te-venecias"

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 14:59

Osmani: Qeveria po shtrembëron protestën studentore, informova ndërkombëtarët! Sqarova edhe interpretimet e pasakta mbi opinionin e Komisionit të Venecias

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 14:59

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njëherësh nënkryetar i BDI-së, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth protestave të studentëve shqiptarë, duke akuzuar Qeverinë për, siç thotë ai, paraqitje të shtrembëruar të situatës para komunitetit ndërkombëtar. Në një reagim publik, Osmani bëri të ditur se ka informuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar mbi përpjekjet e autoriteteve për t’i etiketuar protestat studentore si të motivuara politikisht, duke krijuar një perceptim të pasaktë për realitetin në vend, përcjell Gazeta Express nga gazeta KOHA.

“Sot informova përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar mbi përpjekjet e Qeverisë për të paraqitur në mënyrë të shtrembëruar natyrën e protestave studentore, duke i etiketuar ato si të motivuara politikisht dhe duke krijuar një perceptim të pasaktë për realitetin në vend. Theksova se këto përpjekje për të orientuar gabimisht partnerët ndërkombëtarë nuk reflektojnë shqetësimet reale të studentëve, të cilat lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e të drejtave ekzistuese”, ka thënë Osmani, ndërsa ka shtuar se ka sqaruar se këto përpjekje nuk reflektojnë shqetësimet reale të studentëve, të cilat lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e të drejtave ekzistuese.

Osmani shton se në komunikimet me partnerët ndërkombëtarë ka trajtuar edhe, sipas tij, interpretimet e pasakta lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai thekson se opinioni i marsit 2025 nuk ka të bëjë me kufizimin e të drejtave gjuhësore dhe nuk i referohet drejtpërdrejt legjislacionit vendor, por fokusohet në aspektet praktike të zbatimit, si kostoja dhe mbështetja logjistike.

“Në këtë kontekst, sqarova edhe interpretimet e pasakta mbi opinionin e Komisionit të Venecias. Opinioni i marsit 2025 nuk trajton kufizimin e të drejtave gjuhësore dhe nuk i referohet legjislacionit tonë, por fokusohet në aspektet praktike të zbatimit, si kostoja dhe mbështetja logjistike, duke theksuar se këto janë standarde minimale që duhet të plotësohen. Në një moment kur kërkohet zbatim i plotë i të drejtave, është thelbësore që komunikimi me komunitetin ndërkombëtar të bazohet në fakte dhe në paraqitje të drejtë të realitetit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement