Ibrahimi: Me kompetencë shkencore dhe juridike ju siguroj se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni - Gazeta Express
string(102) "ibrahimi-me-kompetence-shkencore-dhe-juridike-ju-siguroj-se-gjuha-shqipe-nuk-eshte-zyrtare-ne-maqedoni"

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 12:25

Ibrahimi: Me kompetencë shkencore dhe juridike ju siguroj se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 12:25

Zeqirija Ibrahimi nga VLEN, përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk është zyrtare, duke theksuar se këtë e pohon “me kompetencë shkencore dhe juridike”.

Sipas tij, përgjegjësit për këtë gjendje nuk janë anonimë dhe, siç shkruan ai, disa prej tyre janë parë edhe gjatë protestës së fundit të studentëve, ku sipas Ibrahimit kanë tentuar të abuzojnë me kauzën e tyre.
“Fajtorët për këtë nuk janë anonimë – disa nga ata sot kishin dalë të abuzojnë edhe me protestën e studentëve”, ka theksuar ai.
Ibrahimi gjithashtu ka sfiduar opozitën, duke e quajtur “të mërzitur për pushtet”, që të përballen në debat publik për të ballafaquar argumentet lidhur me këtë çështje.
Ai premtoi se çështja e gjuhës së provimit të jurisprudencës do të zgjidhet së shpejti në favor të kërkesave të studentëve shqiptarë, por shtoi se kjo nuk ndryshon faktin, sipas tij, se gjuha shqipe është lënë në këtë gjendje nga ata që kanë qenë më parë në pushtet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement