Selimi: Problemi nuk është ligji, por mentaliteti “Maqedonia e maqedonasve” - Gazeta Express
string(71) "selimi-problemi-nuk-eshte-ligji-por-mentaliteti-maqedonia-e-maqedonasve"

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 12:25

Selimi: Problemi nuk është ligji, por mentaliteti “Maqedonia e maqedonasve”

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 12:25

Analisti dhe aktivisti Sefer Selimi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen e gjuhës shqipe dhe provimin e jurisprudencës, duke theksuar se problemi nuk qëndron te korniza ligjore, por te, siç e quan ai, një qasje ideologjike përjashtuese.

Në një status publik, Selimi shprehet se Kushtetuta, Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe vetë çështja e provimit në gjuhën shqipe nuk janë thelbi i problemit.

Statusi i plotë i Sefer Selimit:

Problemi nuk është Kushtetuta, nuk është Ligji për përdorimin e gjuhëve, nuk është as provimi i jurisprudencës në shqip. Problemi është dogma, doktrina ideologjike politike e partisë që udhëheq këtë qeveri: “Maqedonia e maqedonasve”.

Fatkeqësia e Maqedonisë së Veriut është ky mentalitet arkaik, i ndërtuar mbi ndjesinë e supremacisë etnike dhe privilegjin e pronësisë ekskluzive mbi shtetin. Një mentalitet që shpërfaqet si albanofobi dhe shovinizëm ndaj çdo përpjekjeje të shqiptarëve për t’u integruar si të barabartë.

Dhe natyrisht, kur këto përpjekje refuzohen (sepse “integrimi” pranohet vetëm nëse je inferior ndaj “etnisë supreme”) dhe kur kjo thuhet me zë të lartë, atëherë akuza është e gatshme: nuk e do këtë shtet.

Nejse… faktet flasin ndryshe! Dhe nuk e di a ështe fat apo fatkeqësi?!

Advertisement
Advertisement
Advertisement