Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore dhe me dronë gjatë natës në Liban, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve. Dhjetëra të tjerë raportohet se janë plagosur, ndërsa sulmet kanë goditur zona të gjera në jug të vendit dhe në rajonin perëndimor të Bekaas në lindje.
Sipas raportimeve, sulmet kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që avionë zbulues janë parë duke fluturuar mbi territorin e vendit.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka bërë të ditur se forcat e Divizionit të 98-të kanë zgjeruar gjatë javës së fundit operacionet tokësore të synuara në objektiva të tjera në jug të Libanit, raporton BBC, transmeton Express.