Izraeli i paralajmëron iranianët pas kërcënimit të Trump: Mos udhëtoni me tren sot - Gazeta Express
string(81) "izraeli-i-paralajmeron-iranianet-pas-kercenimit-te-trump-mos-udhetoni-me-tren-sot"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 11:28

Izraeli i paralajmëron iranianët pas kërcënimit të Trump: Mos udhëtoni me tren sot

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 11:28

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po i paralajmërojnë njerëzit në Iran të mos udhëtojnë me tren sot.

Në një postim të ndarë në llogarinë e ushtrisë në rrjetet sociale në gjuhën persiane, ajo u thotë njerëzve në Iran “për hir të sigurisë suaj përmbahuni nga përdorimi dhe udhëtimi me tren” në të gjithë vendin “deri në orën 21:00 sipas kohës së Iranit”.

Deklarata shton se “prania në trena dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj”.

Kjo vjen ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënon të godasë objektiva të infrastrukturës civile në të gjithë Iranin, nëse regjimi refuzon të lejojë kalimin e lirë përmes Ngushticës së Hormuzit deri në orën 20:00 të martës, sipas orës lokale në SHBA, ndërsa në Europën Qendrore i bie 02:00 të mëngjesit, të mërkurën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në përditësimet e lëshuara gjatë natës, ushtria izraelite tha gjithashtu se përfundoi një valë sulmesh ajrore që synonin “infrastrukturën në Teheran” të lidhur me regjimin dhe vrau njerëz që tha se ishin anëtarë të Hezbollahut.

Veçmas, ushtria tha gjithashtu se kishte kapur raketa të lëshuara drejt Izraelit nga Irani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement