Nesër fshatrat e Podujevës s’do kenë ujë për disa orë, KRU: Do ketë punime për përmirësim të shërbimeve - Gazeta Express
string(100) "neser-fshatrat-e-podujeves-sdo-kene-uje-per-disa-ore-kru-do-kete-punime-per-permiresim-te-sherbimeve"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 10:27

Nesër fshatrat e Podujevës s’do kenë ujë për disa orë, KRU: Do ketë punime për përmirësim të shërbimeve

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 10:27

KRU Prishtina ka njoftuar se ditën e nesërme për disa orë, duke filluar nga ora 11:00 deri në 15:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në gypin kryesor që furnizon fshatrat në komunën e Podujevës.

Në njoftim shtohet se, kjo ndërprerje do bëhet për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe sigurimit të një furnizimi më të qëndrueshëm në të ardhmen, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Njoftim për ndërprerje të furnizimit me ujë

Të nderuar banorë,

Ju njoftojmë se nesër, nga ora 11:00 deri në 15:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në gypin kryesor që furnizon fshatrat në komunën e Podujevës.

Kjo ndërprerje po bëhet për shkak të punimeve/ndërhyrjeve teknike në rrjetin e ujësjellësit, me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe sigurimit të një furnizimi më të qëndrueshëm në të ardhmen.

Lusim të gjithë konsumatorët e zonave të prekura që të marrin masat e nevojshme paraprake për furnizim me ujë gjatë kësaj periudhe. Pas përfundimit të punimeve, furnizimi do të rikthehet gradualisht në gjendje normale.

Faleminderit për mirëkuptim!

Advertisement
Advertisement
Advertisement