"Të martën, në orën tetë pasdite", Shtëpia e Bardhë rikthen ultimatumin e Trump për kthimin e Iranit në "kohën e gurit" - Gazeta Express
string(113) "te-marten-ne-oren-tete-pasdite-shtepia-e-bardhe-rikthen-ultimatumin-e-trump-per-kthimin-e-iranit-ne-kohen-e-gurit"

Ballina

Gazeta Express

07/04/2026 9:07

“Të martën, në orën tetë pasdite”, Shtëpia e Bardhë rikthen ultimatumin e Trump për kthimin e Iranit në “kohën e gurit”

Ballina

Gazeta Express

07/04/2026 9:07

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë ultimatum Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit deri të martën në orën tetë të pasdites.

Trump ka thënë se nëse nuk do të ndodh një gjë e tillë, Irani s’do të ketë as ura, as infrastrukturë energjetike dhe do t’i kthejë në “kohën e gurit”.

Ndonëse ka pasur raportime për shtyrje të një afati të tillë, “Shtëpia e Bardhë” ka rikthyer me një postim deklaratën e Trump i cili cakton të martën dhe orën tetë të pasdites si afat për Iranin.

Pritet të shihet nëse sot gjatë ditës do të ketë ndonjë marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, apo nëse do të ketë ndonjë valë të re sulmesh nga SHBA, siç ka paralajmëruar Trump.

Advertisement
Advertisement
Advertisement