Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Ai ka thënë se Albin Kurti dhe Levizja Vetëvendosje kanë kapur çdo institucion.
Tutje, ka thnëë se Presidenti do t’i ketë duart e lidhura, dhe pozita e tij/saj do të ishte vetëm ceremoniale.
“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, posti i Presidentit është dekor, VV e Albin Kurti nuk ka lënë institucion pa kapur, kështu Presidenti kushdo që zgjedhet ka me qenë komplet i bllokuar, duart e lidhura me i pas. Ka me qënë vetëm post ceremonia”, ka thënë ai. /Gazeta Express