Analisti Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7, se inati është kategoria kryesore me të cilen shpjegon sjelljen e politikanëve.
Sipas Latifit, në Kosovë “nëse nuk ia ke apo nuk të ka dikush inatin, është vështirë në politikë”.
Ai tha se vlerat, principet, konceptet janë gjërat e fundit me të cilat shqetësohen njerëzit.
“Inati është kategoria kryesore që shpjegon sjelljen kryesore. Nëse nuk ia ki dikujt inatin ose nuk të ka ty inatin politikë ti e ki problem me bë diçka. Gjëja e fundit që këtu njerëzit shqetësohen janë vlerat, principet, konceptet”, ka thënë Latifi. /Gazeta Express