A do të luajë Harry Kane ndaj Realit? Bën me dije trajneri i Bayernit, Kompany - Gazeta Express
string(76) "a-do-te-luaje-harry-kane-ndaj-realit-ben-me-dije-trajneri-i-bayernit-kompany"

Futboll

Gazeta Express

06/04/2026 20:40

A do të luajë Harry Kane ndaj Realit? Bën me dije trajneri i Bayernit, Kompany

Futboll

Gazeta Express

06/04/2026 20:40

Bayern Munichu do të marrë një vendim të fundit për aktivizimin e Harry Kane në ndeshjen kundër Real Madridit, siç konfirmoi trajneri Vincent Kompany të hënën në mbrëmje.

Kane u rikthye në stërvitje me ekipin të hënën pasi u rikuperua nga një goditje në kyçin e këmbës, në prag të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën.

Duke folur në konferencë për shtyp, Kompany konfirmoi se sulmuesi është në dispozicion, por vendimi nëse do të jetë titullar do të merret vetëm ditën e ndeshjes.

“Ishte e rëndësishme që ai të bënte shumë stërvitje sot. Nuk mendoj se ka humbur ritmin. Do të presim deri nesër dhe pastaj do të vendosim”, tha ai.

Trajneri belg shtoi se pothuajse e gjithë skuadra është në dispozicion, përveç Sven Ulreich.

“Të gjithë janë të gatshëm përveç Ulreich. Kemi një skuadër të shkëlqyer dhe jemi gati për ndeshjen”, shtoi ai.

Duke reflektuar për përballjen e tij të parë si trajner ndaj Real Madrid, Kompany tha:  “Çdo gjë do të ketë rëndësi nesër. Kjo është hera ime e parë këtu si trajner, por kemi shumë eksperiencë në ndeshje të tilla. Rezultati do të varet pjesërisht nga taktika, por mbi të gjitha nga detajet e vogla dhe cilësia individuale e lojtarëve. Jemi përgatitur mirë për Realin dhe kemi analizuar atë që bënë kundër Manchester Cityt. Është ndoshta ndeshja më e vështirë si mysafir që mund të luash, por ne duam të fitojmë”, e mbylli ai.

Ndeshja në “Bernabeu” pritet të fillojë në orën 21:00./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement