Haradinaj mbështet protestën e studentëve në RMV, Kurtin e quan përçarës të faktorit shqiptar atje - Gazeta Express
string(98) "haradinaj-mbeshtet-proteseten-e-studenteve-ne-rmv-kurtin-e-quan-percares-te-faktorit-shqiptar-atje"

Ballina

Gazeta Express

06/04/2026 17:34

Haradinaj mbështet protestën e studentëve në RMV, Kurtin e quan përçarës të faktorit shqiptar atje

Ballina

Gazeta Express

06/04/2026 17:34

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje protestës së studentëve në Shkup duke theksuar se “e drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush” “Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave”, ka shkruar kreu i AAK’së

Në postimin e tij Haradinaj ka goditur Kurtin duke thënë se proteteta është një “thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo”.

Postimi i plotë

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është një thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo.

E drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush. Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave.

Sot jemi një me studentët, në qëndresën e tyre dhe në kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe.

Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë.

Me studentët!

Advertisement
Advertisement
Advertisement