Shoqata e naftëtarëve paralajmëron protesta kundër vendimit të Qeverisë: Dizelin e blejmë 1.86€, e shesim 1.86€ - Gazeta Express
string(109) "shoqata-e-naftetareve-paralajmeron-protesta-kunder-vendimit-te-qeverise-dizelin-e-blejme-1-86e-e-shesim-1-86e"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 17:00

Shoqata e naftëtarëve paralajmëron protesta kundër vendimit të Qeverisë: Dizelin e blejmë 1.86€, e shesim 1.86€

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 17:00

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka paralajmëruar protesta, duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për çmimet e derivateve.

Ai tha se ky vendim po i dëmton bizneset, ndonëse po respektohet nga naftëtarët.

“Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund të bankrotojnë. Askund në botë nuk ka këso zhvillime dhe i detyrojnë bizneset që ta blejnë dizelin1.86 dhe të shitet 1.86 €”, tha ai në një prononcim për RTV21.

Naftëtarët kërkojnë që Qeveria ta rishqyrtojë urgjentisht vendimin, në të kundërtën, Berjani paralajmëron masa të tjera.

“Pas një takimi dhe presioni u kërkua që të ndryshohet ky vendim ose të protestohet”, është shprehur Berjani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement