Bajrami: Në 2021 s'i kishte as 80 vota, tash kërkon garanci me 85, të mjerët ne kush po na udhëheq - Gazeta Express
string(94) "bajrami-ne-2021-si-kishte-as-80-vota-tash-kerkon-garanci-me-85-te-mjeret-ne-kush-po-na-udheheq"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 16:21

Bajrami: Në 2021 s’i kishte as 80 vota, tash kërkon garanci me 85, të mjerët ne kush po na udhëheq

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 16:21

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami komentoi kërkesën e kryeministrit Albin Kurti se duhen më shumë se 80 vota në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit.

Duke iu referuar deklaratës që e bëri Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Bajrami shkroi në Facebook:

“Në vitin 2021, as nuk i kanë pasë 80 vota të sigurta, as kandidatja s’ka qenë konsensuale. Sot, Kurti po kërkon figurë jopartiake/unifinuese dhe garanci me 85 vota”.

Bajrami tha se nëse do të ketë sërish zgjedhje, Kurti s’do të ketë vota as për kryetar të Kuvendit.

“Veç një gjë duhet ta dimë: nëse shkojmë në zgjedhje prapë, as vota për kryetar të Kuvendit s’ka me pasë, e lëre më për president”, shkroi ajo.

“Pra, prej bllokade në bllokadë, prej krize në krizë, me rëndësi Kurti të ketë kontroll të plotë mbi buxhetin dhe institucionet. Të mjerët ne kush po na udhëheqë! Uroj ta kuptojmë sa më parë”, shtoi Bajrami.

Advertisement
Advertisement
Advertisement