Ftesa për takim, Hamza i përgjigjet Kurtit: Konkretizojeni iniciativën në letër, e shqyrtojmë në organet e partisë - Gazeta Express
string(111) "ftesa-per-takim-hamza-i-pergjigjet-kurtit-konkretizojeni-iniciativen-ne-leter-e-shqyrtojme-ne-organet-e-partise"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 14:49

Ftesa për takim, Hamza i përgjigjet Kurtit: Konkretizojeni iniciativën në letër, e shqyrtojmë në organet e partisë

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 14:49

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me ftesat e Kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion të zgjedhjes së presidentit të ri.

Nga Zyra e Informimit e PDK-së bëjnë të ditur se kryetari Bedri Hamza i është përgjigjur kryeministrit, duke kërkuar që iniciativa të formalizohet përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të trajtohet me seriozitet institucional.

“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të PDK-së.

PDK thekson se çdo zhvillim i mëtejmë lidhur me këtë çështje do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme partiake, duke lënë të hapur mundësinë për një qëndrim zyrtar pas shqyrtimit në organet drejtuese.

Advertisement
Advertisement
Advertisement