Ligjvënësit demokratë të SHBA-së vizitojnë Kubën: Trump duhet të ulë retorikën - Gazeta Express
string(77) "ligjvenesit-demokrate-te-shba-se-vizitojne-kuben-trump-duhet-te-ule-retoriken"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 14:42

Ligjvënësit demokratë të SHBA-së vizitojnë Kubën: Trump duhet të ulë retorikën

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 14:42

Dy demokratë nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së vizituan Kubën javën e kaluar, duke parë nga afër pasojat e bllokadës së naftës të vendosur nga Trump, raporton Reuters.

Ligjvënësit, Pramila Jayapal dhe Jonathan Jackson, e quajtën këtë embargo “një bllokadë të paligjshme të energjisë” dhe theksuan vuajtjet e popullit kuban, veçanërisht në spitale dhe njësit onkologjike e pavijone materniteti që kanë degraduar për dekada. Gjatë udhëtimit pesë-ditor, ata u takuan me Presidentin Miguel Diaz-Canel, ligjvënës kubanë dhe zyrtarë të lartë të ministrisë së jashtme.

Ligjvënësit nënvizuan se ka filluar dialog midis të dy vendeve, por ende nuk ka arritur në fazën e negociatave, duke kërkuar uljen e retorikës dhe fillimin e negociatave reale për të përmirësuar situatën humanitare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement