Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Po përpiqemi të bëjmë zgjidhje, ende s'diskutuam për pozita, të gjitha s'mund t'i takojnë një partie - Gazeta Express
string(127) "abdixhiku-pas-takimit-me-kurtin-po-perpiqemi-te-bejme-zgjidhje-ende-sdiskutuam-per-pozita-te-gjitha-smund-ti-takojne-nje-partie"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 13:27

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Po përpiqemi të bëjmë zgjidhje, ende s’diskutuam për pozita, të gjitha s’mund t’i takojnë një partie

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 13:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha “nuk kemi ndonjë të re” dhe “po përpiqemi të bëjmë zgjidhje” pas një takimi në Kuvend me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e Presidentit.

Ai tha se s’pati ndonjë marrëveshje, por shtoi se kjo “është rruga që duhet ndjekur”.

“Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime. Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”, tha ai.

Abdixhiku tha se “njëherë duhet të merremi vesh rreth parimeve të procesit”, ndërsa foli për mundësinë e një marrëveshjeve politike.

“Pra, a duhet të kemi një situatë, të gjitha pozicionet institucionale i takojnë vetëm një partie politike. E më pas, në qoftë se jo, si do të duket kjo marrëveshje. Pra, në këto rrethana ende nuk kemi diskutime politike për pozicione”, tha ai.

Kreu i LDK-së tha se “po përpiqemi që të bëjmë zgjidhje”.

Ai tha se s’janë përmendur emra konkret pasi “ende s’kemi arritur në atë fazë”.

“Jo të gjitha pozitat shtetërore mund t’i takojnë një partie politike. Ky është pozicioni ynë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement