Astronautët e misionit Artemis II të NASA kanë arritur më pranë Hënës sesa Tokës, duke ndarë pamje mahnitëse të planetit dhe Hënës nga dritaret e anijes Orion. Njëri prej tyre e përshkroi pamjen si “një pamje të bukur”, ndërsa ekuipazhi vazhdon rrugëtimin historik drejt hapësirës, shkruan The Guardian.
Por jo gjithçka po shkon sipas planit. Tualeti i Orionit, i quajtur “lunar loo”, ka dështuar që nga nisja, duke i detyruar astronautët të përdorin qeset rezervë për urinën. Inxhinierët dyshojnë se akulli ka bllokuar linjën e ventilimit, ndërsa një “erë djegie” është vënë re nga zona e tualetit.
Kontrolli i misionit ka riorientuar kapsulën drejt diellit për të shkrirë akullin dhe ka dhënë udhëzime për përdorimin e pajisjeve rezervë. Astronautët, përfshirë Christina Koch, kanë gjetur mënyra praktike për të zgjidhur situatën dhe e quajnë këtë eksperiencë “plumbing në hapësirë”.
Misioni historik do t’i çojë ata rreth Hënës, ku do të rrotullohen dhe do të rikthehen drejt Tokës, duke shënuar fluturimin e parë lunar me njerëz pas më shumë se 50 vjetësh dhe mundësinë e vendosjes së rekordeve në distancë nga Toka.