Kylian Mbappe ka zbuluar se cila, sipas tij, është pozita më e vështirë në fushë, e cila ajo më e lehta.
Në fakt, sulmuesi francez i ka zbuluar edhe arsyet se përse mendon ashtu, teksa e bëri një analizë të tij për pozicionet e lojtarëve në fushë, shkruan “Gazeta Express”.
“Mesfusha është pozita MË E VËSHTIRË në futboll. Ju mund të fitoni pa sulmues, ju mund të fitoni pa mbrojtës. Ju mund të fitoni pa portier, por pa një mesfushor të mirë, ekipi i juaj nuk do të ketë BALANCË”, tha fillimisht sulmuesi i Real Madridit.
“Pozita më e lehtë në futboll? Sipas mendimit tim, është ajo e qendërmbrojtësit.”
“Je i mbuluar nga të gjitha drejtimet, mund të luash edhe mbrojtje me 3.”
“Është i vetmi pozicion ku mund të shohësh djem që janë 40-vjeç duke luajtur ende në Evropë, ende në top-klube.”
“Kurse një sulmues 40-vjeç është tashmë i MBARUAR.” /Gazeta Express