Zekolli i kundërpërgjigjet BDI-së: “Marre është të mos ua plotësosh të drejtat studentëve” - Gazeta Express
string(87) "zekolli-i-kunderpergjigjet-bdi-se-marre-eshte-te-mos-ua-plotesosh-te-drejtat-studenteve"

Maqedoni

Gazeta Express

06/04/2026 11:48

Zekolli i kundërpërgjigjet BDI-së: “Marre është të mos ua plotësosh të drejtat studentëve”

Maqedoni

Gazeta Express

06/04/2026 11:48

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri ka reaguar ndaj fushatës së drejtuesve të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të cilët në mbështetje të protestës së studentëve për provimin e jurisprudencës dolën me pankarta me mesazhin “Marre është mos me marrë pjesë”.

#MARRE është mos me ua plotësu të drejtat në kohë
#MARRE është me i keqpërdor për interesat e pangopur të përfitimit personal
#MARRE është me vjedh e abuzu
#MARRE është me lujt të pafajshmin, kur 2 dekada e tepër s’je kujtu për studentët, por:
“Çka është marrja për rezilin?””, ka shkruar zv ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement