Lamtumirë basteve në fanella: Premierliga e rrezikon një “gropë” mbi 90 milionë euro - Gazeta Express
string(81) "lamtumire-basteve-ne-fanella-premierliga-e-rrezikon-nje-grope-mbi-90-milione-euro"

Sport

Gazeta Express

06/04/2026 11:38

Lamtumirë basteve në fanella: Premierliga e rrezikon një “gropë” mbi 90 milionë euro

Sport

Gazeta Express

06/04/2026 11:38

Premierliga po përgatitet për një ndryshim historik që mund të ketë pasoja të mëdha financiare për klubet.

Nga sezoni 2026/27 do të hyjë në fuqi ndalimi i sponsorëve të basteve në pjesën ballore të fanellave, një vendim i marrë disa vite më parë nga vetë liga në bashkëpunim me autoritetet britanike.

Ky ndryshim pritet ta krijojë një boshllëk të madh ekonomik, shkruajnë mediat britanike, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas vlerësimeve, klubet e Premierligës mund t’i humbasin në total mbi 80 milionë funte (rreth 90 milionë euro) në të ardhura nga sponsorët e fanellave.

Problemi i prek sidomos klubet jashtë “big six”, të cilat kanë qenë historikisht më të varura nga kompanitë e basteve, shpesh të gatshme të paguajnë më shumë se sponsorët e tjerë për të pasur dukshmëri globale.

Me largimin e këtyre kompanive nga tregu, shumë skuadra po hasin vështirësi për të gjetur marrëveshje të reja me të njëjtin nivel financiar.

Në disa raste, klubet janë detyruar të pranojnë kontrata me vlera dukshëm më të ulëta ose t’i zhvendosin sponsorët ekzistues nga fanellat e stërvitjes apo mëngët në pjesën kryesore të fanellës.

Ndërkohë, gjigantët si Arsenal, Manchester City, Manchester United apo Liverpool nuk preken në të njëjtën masë, pasi kanë kontrata afatgjata dhe shumë fitimprurëse me sponsorë globalë.

Situata rrezikon t’i thellojë edhe më shumë diferencat ekonomike mes klubeve më të mëdha dhe pjesës tjetër të ligës, duke e bërë tregun e sponsorizimeve edhe më të vështirë për shumicën e ekipeve. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement