Mickoski: Njëherë ristrukturim partiak, në maj-qershor ndryshimet kadrovike në Qeveri - Gazeta Express
string(83) "mickoski-njehere-ristrukturim-partiak-ne-maj-qershor-ndryshimet-kadrovike-ne-qeveri"

Maqedoni

Gazeta Express

06/04/2026 10:17

Mickoski: Njëherë ristrukturim partiak, në maj-qershor ndryshimet kadrovike në Qeveri

Maqedoni

Gazeta Express

06/04/2026 10:17

Të kemi durim për disa javë ose muaj. Derisa të jem i sigurt për atë që e them, nuk do të them as emër dhe as proces – u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen nëse do të ketë ndryshime në përbërjen e qeverisë dhe nëse ka ministra për punën e të cilëve nuk është i kënaqur.

Siç tha ai, deri në fund të prillit dhe fillim të majit do të përqendrohen në ristrukturimin e partisë që drejton dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohen ndryshimeve dhe marrëveshjeve të mundshme në koalicion.

“Pres që deri në fund të prillit ose fillim të majit ta mbyllim strukturën e brendshme dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohemi marrëveshjeve ndërkoalicionuese, lëvizjeve kadrovike, freskimeve, rokadave institucionale”, shtoi kryeministri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement