E ardhmja e Arbeloas te Reali do të varet krejtësisht nga Championsi - Gazeta Express
string(68) "e-ardhmja-e-arbeloas-te-reali-do-te-varet-krejtesisht-nga-championsi"

Sport

Gazeta Express

06/04/2026 9:13

E ardhmja e Arbeloas te Reali do të varet krejtësisht nga Championsi

Sport

Gazeta Express

06/04/2026 9:13

Alvaro Arbeloa nuk e di ende nëse do të jetë apo jo trajner i Real Madridit në sezonin e ardhshëm.

Trajneri spanjoll e zëvendësoi bashkëkombësin e tij, Xabi Alonso, të cilit nuk i eci mirë me “Los Blancos” në eksperiencën e shkurtër.

E tash, as Arbeloa nuk i ka punët fort mirë me “Mbretërit”, shkruan “Gazeta Express”.

Humbja nga Mallorca ia ka lëkundur karrigen ish-qendërmbrojtësit spanjoll pasi Reali mbetet 7 pikë prapa lideres, Barcelona, 8 xhiro pa përfunduar sezoni.

E mediumi spanjoll “Diario AS” raporton se e ardhmja e Arbeloas në “Santiago Bernabeu” do të varet kryekëput nga rezultatet që do t’i regjistrojë në Ligën e Kampionëve.

Më saktësisht, përballja e dyfishtë ndaj Bayern Munichut në atë që po konsiderohet si një finale para finales, mund të zbardhë gjithçka.

Në rast të një eliminimi eventual të Realit nga Liga e Kampionëve, Arbeloa nuk do të vazhdojë të qëndrojë në Madrid në sezonin e ardhshëm pasi do të konsiderohej si një sezon i dështuar pa trofe.

Pra, vetëm trofeu i Championsit mund ta mbajë në punë Arbeloan. Duket mjaft e vështirë… /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement