"Po i mbroni bizneset", "Ua dridhe eshtrat Kejnsit e Smithit", Abdixhiku replikon në Kuvend me Hekuran Muratin - Gazeta Express
string(104) "po-i-mbroni-bizneset-ua-dridhe-eshtrat-kejnsit-e-smithit-abdixhiku-replikon-ne-kuvend-me-hekuran-muratin"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 14:16

“Po i mbroni bizneset”, “Ua dridhe eshtrat Kejnsit e Smithit”, Abdixhiku replikon në Kuvend me Hekuran Muratin

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 14:16

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës duke replikuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pas akuzave se opozita po mbron intereset e bizneseve.

Abdixhiku ka thënë se Murati me deklarimet e tij në Kuvend sot ua ka dridhë eshtrat Kejnsit e Smithit, dy shkollave të ekonomisë dhe ka thënë se opozita s’ua mbron interesat bizneseve, meqë një gjë të tillë po e bën Qeveria kur vjen puna tek fitimet nga situata me rritjen e çmimeve të naftës.

“Mimoza ishte më zemërgjerë, po ua njoh të drejtën morale për thirrjen e seancs. Ministri i financave që sot dridhi eshtrat edhe të Kejnsit edhe të Smithit, të dyve bashkë, e keni thirrë tha këtë seancë se po doni me i mbrojtë bizneset. Por tash e sa vite, të vetmet që po përfitojnë janë bizneset. Një gjë në terminologjinë e VV-së është konstante, është fitimi nga MINT Për bizneset”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

“S’jemi këtu për të mbrojtur diçka që është e garantuar prej Qeverisë”, ka shtuar Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement