Skandal në Manastir/ Punonjësi i arsimit kapet me pornografi fëmijësh, alarmi erdhi nga Policia Federale Australiane - Gazeta Express
string(114) "skandal-ne-manastir-punonjesi-i-arsimit-kapet-me-pornografi-femijesh-alarmi-erdhi-nga-policia-federale-australiane"

Maqedoni

Gazeta Express

03/04/2026 12:52

Skandal në Manastir/ Punonjësi i arsimit kapet me pornografi fëmijësh, alarmi erdhi nga Policia Federale Australiane

Maqedoni

Gazeta Express

03/04/2026 12:52

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka nisur zyrtarisht procedurën hetimore ndaj një 31-vjeçari, i cili dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë me fëmijë”.

​Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, i cili ishte i punësuar në një institucion arsimor, gjatë periudhës nga prilli i vitit 2024 deri më 1 prill 2026, ka siguruar dhe poseduar materiale të pornografisë me fëmijë në pajisjet kompjuterike që përdorte në shtëpinë e tij.

​Ky aksion është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë mes Prokurorisë, SPB Manastir dhe Sektorit për Krim Kompjuterik në Shkup, pas një informacioni kyç të marrë nga Policia Federale Australiane.

​”Shërbimet australiane kanë realizuar një operacion madhor për zbulimin e përdoruesve të adresave IP që kanë tentuar të qasen në ueb-faqe përgjegjëse për shpërndarjen e imazheve dhe videove të abuzimit me fëmijët. Gjatë këtij operacioni janë identifikuar përdorues unikë, adresat e tyre elektronike dhe adresat IP, ku një pjesë e tyre ndodheshin në Maqedoninë e Veriut,” njofton Prokuroria.

​Hetimet shtrihen edhe në qytete të tjera
​Përveç rastit në Manastir, organet e hetuesisë janë duke kryer verifikime të detajuara edhe në Shkup dhe qytete të tjera të vendit për të gjitha të dhënat e pranuara nga partnerët ndërkombëtarë.

​Për të dyshuarin nga Manastiri, Prokuroria i ka dorëzuar Gjykatës Themelore propozimin për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës apo ndikimit në procesin hetimor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement