akuzuari për vrasje, 74-vjeçari Denis Asanov nga Shtipi, ka qenë monstruoz, pervers dhe i pamëshirshëm, mëson TV Star nga burimet e veta, ndërsa gjykimi ndaj tij vazhdon sot.
Sipas aktakuzës, Asanov e vrau Borjankën me thikë në shtëpinë e tij, duke e goditur disa herë, gjë që i shkaktoi vdekjen.
Më vonë, ai e copëtoi trupin e saj, duke dërguar pjesë të tij në lokacione të ndryshme, ndërsa trungun e kufomës e varrosi në oborrin e shtëpisë. Gratë ishin obsesioni i tij, për çka edhe supozohet se Borjanka është vrarë nga xhelozia.
Përveç që tregoi brutalitet dhe gjakftohtësi të jashtëzakonshme në vrasje, Asanov tërhoqi vëmendjen edhe si një person pervers; kur policia hyri në shtëpinë e tij për të kërkuar prova, gjeti në krevatin e tij një kukull femre të përmasave njerëzore, të veshur, me të cilën ai flinte.
tag_katrorimaqedoni_2