Faton Peci tha se u hodh poshtë kallëzimi penal ndaj tij për grantet në bujqësi, Prokuroria Speciale e demanton - Gazeta Express
string(110) "faton-peci-tha-se-u-hodh-poshte-kallezimi-penal-ndaj-tij-per-grantet-ne-bujqesi-prokuroria-speciale-e-demanton"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 12:15

Faton Peci tha se u hodh poshtë kallëzimi penal ndaj tij për grantet në bujqësi, Prokuroria Speciale e demanton

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 12:15

Ish-ministri i Bujqësisë dhe aktualisht kryetar i Mitrovicës, Faton Peci, tha se Prokuroria Speciale e ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj tij për grantet në bujqësi sa ishte në krye të kësaj ministrie. Por, këtë e ka demantuar Prokuroria Speciale e cila tha se rasti i cili është hedhur poshtë ka të bëjë me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

“Prokuroria e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P.,  nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë. Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tha se “mbetet e përkushtuar për të informuar drejt opinionin publik, duke respektuar parimin e transparencës, si dhe duke ruajtur integritetin e procedurave hetimore”.

Peci më herët tha se “drejtësia foli qartë”, ndërsa ofendoi ish-deputetin e LDK-së, Paris Guri.

“Ndërkohë, gjatë intervistimit tim në prokurori, “mijushi” i LDK-së, Guri, kishte deklaruar se mezi pret të shihemi në gjykatë. Po, në gjykatë do të shihemi, sepse nga sot fillon përgatitja e kallëzimit penal për kallëzim të rremë penal, të ideuar nga Lumir Abdixhiku, të nënshkruar nga Hykmete Bajrami dhe propaganduar me shpifje e paturpësi nga “tellalli” i tyre, Guri”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement